Tentoi të kontrabandojë pesë lopë, Policia ndalon vozitësin e kamionit

Kronikë e zezë

Tentoi të kontrabandojë pesë lopë, Policia ndalon vozitësin e kamionit

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 21:31
Tentoi të kontrabandojë pesë lopë, Policia ndalon vozitësin e kamionit

Policia e Kosovës njofton se ka ndalur një person pasi ishte duke kontrabanduar me kamion pesë krerë kafshë nga Maqedonia  e Veriut në Kosovë.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në fshatin Kabash të Vitisë që është afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari voziste kamion të tipit Mercedes pa targa të regjistrimit.

“I dyshuari është identifikuar nga Policia me të dhënat (inicialet B.B, viti i lindjes 1982) nga një fshat i Vitisë”.

“Veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, Doganën e Kosovës dhe AUV-in për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat