Arratiset pasi sulmoi fizikisht gruan e tij

Kronikë e zezë

Arratiset pasi sulmoi fizikisht gruan e tij

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Fushë Kosova është arratisur në mesnatë.

Sipas informatave të policisë, i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar. 

“Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet po aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat