Shpërthen një bombolë e gazit në Prishtinë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Shpërthen një bombolë e gazit në Prishtinë, ka të lënduar

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një bombolë e gazit dyshohet se ka shpërthyer në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Raportohet se nga ky shpërthim një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se viktima është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Policia ka bërë të ditur se janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat