30-vjeçari i ngul thikën qytetarit, pastaj rrëmben makinën dhe bën aktin e rëndë

Kronikë e zezë

30-vjeçari i ngul thikën qytetarit, pastaj rrëmben makinën dhe bën aktin e rëndë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:51
Ilustrim

Një sherr me armë të ftohta ka ndodhur sot në lagjen  “Minatori” në Bulqizë. Bëhet e ditur se pas një konflikti verbal, një 30-vjeçar me iniciale A.T., ka goditur me një mjet të fortë prerës në trup një qytetar me inicialet L.N.

Më pas, 30-vjeçari ka tentuar që ta shtyjë të lënduarin me automjet dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar kështu edhe jetën.

30-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje është vënë në pranga nga policia.

Për gjendjen shëndetësore të të plagosurit nuk ka ende asnjë detaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat