Aksident te konviktet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident te konviktet në Prishtinë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:24
Ilustrim

Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku te konviktet në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast lëndime kanë pësuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, të përfshira kanë qenë tri vetura ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, megjithatë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Kërkohet kujdes i shtuar sidomos me ndryshimin e motit ku dihet se mjegulla dhe ngricat në rrugë janë shtuar së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat