Vritet një person në Hajvali, mjeku jep detaje

Kronikë e zezë

Vritet një person në Hajvali, mjeku jep detaje

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

(E plotësuar 23:52) - Ka vdekur i riu që u ther sonte me thikë në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili tha se viktima erdhi me plagë të rënda.

“Po ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjysmë. Ai ka ardhur me plagë të rënda”.

Ndërsa, lajmin për plagosjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

***

Një person ka mbetur i plagosur në Hajvali pas një përleshjeje fizike me një person tjetër.

Viktima është plagosur nga një mjet i mprehtë, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 22:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat