E mitura që u raportua e zhdukur në Gjilan kthehet në shtëpi, dyshohet se u dhunua

Kronikë e zezë

E mitura që u raportua e zhdukur në Gjilan kthehet në shtëpi, dyshohet se u dhunua

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:53
Ilustrim

E mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan ditë më parë tashmë është kthyer në shtëpi. Dyshohet se ajo është dhunuar, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari.

Policia ka bërë të ditur se sipas të miturës ajo ishte në shtëpinë e të dyshuarit.

“Gjilan 09.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë  e të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që babai i të miturës në polici kishte treguar se e bija ishte dalë nga shtëpia e nuk ishte kthyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat