Dy personave policia u gjeti në veturë armë AK47 dhe 20 fishekë

Kronikë e zezë

Dy personave policia u gjeti në veturë armë AK47 dhe 20 fishekë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Dje në fshatin Brodosan të Dragashit policia ka arrestuar dy të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”, pasi në veturën e tyre është gjetur një armë automatike e tipit AK47 dhe 20 fishekë.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr. Brodosan, Dragash 11.12.2021 – 02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47, me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat