Parandalohet kontrabanda me mallra, sekuestrohen mallra në vlerë rreth 20.000 euro

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda me mallra, sekuestrohen mallra në vlerë rreth 20.000 euro

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 22:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje), sot ka konfiskuar një sasi mallrash kontrabandë, të cilat ishin tentuar të futeshin në territorin e Kosovës nga Maqedonia Veriore.

Siç thuhet në një komunikatë për media të policisë, me këtë rast janë ndaluar dy automjete, një kamionetë e tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person i dyshuar mashkull kosovar dhe automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Pas tentativës së tyre për t'iu shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare kanë arritur t’i ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në Sllatinë të Vitisë, ku njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lënë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga policia.

Personi në arrati rezulton të jetë vëllai i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktuar që të paraqitet në stacion policor.

Gjatë kontrollit në të dy automjetet është gjetur mall, sasi e konsiderueshme e këpucëve të dimrit të të dy gjinive për meshkuj dhe për femra, si dhe tekstil vlera fillestare e të cilave afërsisht arrin 20 mijë euro, por mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës.

Me rastin është marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje. Veprimet e mëtejme policor janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat