Kanos me thikë dhe tenton të grabisë në lokal, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kanos me thikë dhe tenton të grabisë në lokal, arrestohet i dyshuari

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy femra kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një lokal, një person i panjohur duke prezantuar një thikë ka tentuar të kryej grabitje, por nuk ka arritur dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 14:35 në Suharekë.

“Njësia policore ka arrit të identifikojnë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar. Si prova materiale është konfiskuar një thikë, një sprej, një palë dorëza, një maskë dhe një palë pantallona”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat