Dropull/ Po pastronin fasadën e kompanisë, 2 gra rrëzohen nga vinçi 15 metra i lartë, njëra në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Dropull/ Po pastronin fasadën e kompanisë, 2 gra rrëzohen nga vinçi 15 metra i lartë, njëra në gjendje të rëndë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 07:47
Ilustrim

Një aksident në punë ka ndodhur në mesnatën e  kaluar në Dropull të Gjirokastrës, 16 dhjetor.

Të plagosura kanë mbetur dy gra.

Ora News mëson se ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e një prej godinave të  një kompanie të prodhimit të kruasanëve.

Në mënyrë të pashpjegueshme ishte improvizuar një vinç me një kovë sipër së cilës po qëndronin gratë. Kova është shkëputur papritur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat