Përleshen dy kunata në Deçan, njëra dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Përleshen dy kunata në Deçan, njëra dërgohet në mbajtje

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një përleshje mes kunatash ka ndodhur në qytetin e Deçanit, bënë të ditur policia.

Sipas raportit 24-orësh, kjo ka ndodhur për shkak së njëra kunatë e ka demoluar shtëpinë e tjetrës dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.

Pas intervenimit viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër pasi qe e njëjta pasi ka demoluar shtëpinë, ka fyer familjaret dhe ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat