Pejani i la kamionët në puntori për riparim, por nuk i gjeti më

Kronikë e zezë

Pejani i la kamionët në puntori për riparim, por nuk i gjeti më

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person para një viti kishte dërguar dy kamionë në një puntori për ti riparuar, por që më nuk i gjeti.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

“Viktima ka raportuar se para një viti i ka dërguar dy kamionë në një punëtori për riparim, ndërsa tani pasi ka shkuar te punëtoria dhe ka kontaktuar me pronarin e punëtorisë e ka kuptuar se kamionët nuk janë në punëtori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima ka dyshime se pronari i puntorisë I ka përvetsuar të dy kamionët.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat