Arrestohen shtatë persona, kapen duke luajtur bixhoz

Kronikë e zezë

Arrestohen shtatë persona, kapen duke luajtur bixhoz

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajit ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në një lokal, ka hasur në disa persona që ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’në Ferizaj, ka bërë të ditur policia.

“Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë reaguar dhe aty kanë hasur shtatë (7) persona duke luajtur bixhoz”

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 248 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 3 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat