Arrestohet një person për kanosje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Sektor Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion, se në Pikën Kufitare në Vërmicë në ora 03:00 është ndaluar një person që ishte në kërkim policor.

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) 38 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor për një rast “Kanosje” ndaj një zyrtari policor që kishte ndodhur më 29.11.2021.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat