Tentoi të korruptonte Policinë me 50 euro, arrestohet shtetasi serb në Merdare

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptonte Policinë me 50 euro, arrestohet shtetasi serb në Merdare

Nga: M.L. Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një shtetas të Serbisë nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘dhënie e ryshfetit’

Në një njoftim për media zyra për informim e Policisë së Kosovës, bëri të ditur se sot rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një mashkull shtetas i Serbisë (N.V., viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin.

Sipas njoftimit lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

"I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë i dyshuari dhe si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat