Përfitoi në emër të bamirësisë, arrestohet personi

Kronikë e zezë

Përfitoi në emër të bamirësisë, arrestohet personi

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 10:17
Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se në emër të bamirësisë ka mashtruar një person, duke i marrë 134 euro.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja kishte ndodhur më 29 tetor, kur viktima kishte raportuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmoj pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim.

Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat