Përleshje me thika në Pejë, nga spitali flasin për gjendjen e të lënduarve

Kronikë e zezë

Përleshje me thika në Pejë, nga spitali flasin për gjendjen e të lënduarve

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një perleshje me thika që ka ndodhur në një lokal në Pejë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal ka thënë për Klankosova.tv se personat e lënduar janë ende në proces të trajtimit.

Sahiti tha se sipas gjasave njëri nga të lënduarit duhet të transferohet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Janë pranuar tre pacientë. Ende janë në proces të trajtimit. Sipas gjasave njëri nga ta duhet të dërgohet në QKUK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat