Rrahu nënën dhe vëllain, arrestohet 22 vjeçari nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Rrahu nënën dhe vëllain, arrestohet 22 vjeçari nga Ferizaj

Nga: M.L. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person për veprën penale dhunë në familje. Një 22 vjeçar nga Ferizaj dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij. .

Në një njoftim për medie, thuhet se stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Mehmet Begraca’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.I (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij, duke ju shkaktuar edhe lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast

janë kyçur Sektori Rajonal për Dhunë në Familje.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal dhe verifikimit të tij , i njëjti ka rezultuar se ishte në kërkim, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ditëve (90).

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat