Dy shpërthime të fuqishme ndëgjohen në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy shpërthime të fuqishme ndëgjohen në Prishtinë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur për pak sekonda në një shtyllë të rrymës në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, të enjten.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe Policia e Kosovës që s’ka lejuar kalimtarët të afrohen.

Tashmë kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Të enjten, KEDS-i njoftoi se kriza energjetike dhe reduktimet, që nisën zyrtarisht sot, do të vazhdojnë edhe për një kohë. Në një njoftim të KEDS-it është bërë thirrje që konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike të heqin nga priza pajisjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat