Aksident në autostradë mes dy kamionëve, dy shoferët të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në autostradë mes dy kamionëve, dy shoferët të lënduar

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 22:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20.

“Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë.

Dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat