Tentoi të nisej për Gjermani me pasaportë të falsifikuar, kapet në aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Tentoi të nisej për Gjermani me pasaportë të falsifikuar, kapet në aeroportin e Prishtinës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 09:30
Ilustrim

Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili ka tentuar të udhëtojë nga Prishtina në Frankfurt, me pasaportë të falsifikuar, raporton Express

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, në Aeroportin e Prishtinës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“ANP-së  23.12.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Frankfurt, duke prezantuar pasaportën e një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat