Vetura e vjedhur në Graçanicë gjendet në Skenderaj

Kronikë e zezë

Vetura e vjedhur në Graçanicë gjendet në Skenderaj

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur një ditë më parë në Stacionin Policor në Graçanicë.

Hetuesit policor mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin.

Në orët e mesditës së sotme, në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV me çrast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në zonën e Graçanicës”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat