Detyrojnë të miturin t’ua sjell 3800 euro nga shtëpia, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Detyrojnë të miturin t’ua sjell 3800 euro nga shtëpia, arrestohen dy persona

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë detyruar një të mitur në Vushtrri, të shkojë në shtëpi dhe t’ua sjell 3 mijë e 800 euro para të gatshme.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Kjo pasi që ditë më parë kanë detyruar viktimën mashkull kosovar (i mitur), të shkoj në shtëpi dhe tu a sjell 3800 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat