Në Graçanicë, Policia konfiskon dy pistoleta, ndalohen dy persona

Kronikë e zezë

Në Graçanicë, Policia konfiskon dy pistoleta, ndalohen dy persona

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Në fshatin Dobrotin të Graçanicës policia i ka ndaluar dy persona.

Gjatë kontrollit në këtë zonë policia i ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, njërën me shtatë fishekë dhe njërën me 24 fishekë.

Njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishek. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat