U kapen duke luajtur bixhoz, policia arreston 5 persona në Kaçanik

Kronikë e zezë

U kapen duke luajtur bixhoz, policia arreston 5 persona në Kaçanik

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se mbrëmë, rreth orës  23:50 policia e Kaçanikut ka pranuar një informacion se në një lokal në fashatin Dubravë të kësaj komune dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjore, duke luajtur bixhoz.

Sipas policisë, njësitet reaguese kanë hasur në pesë persona duke luajtur bixhoz.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime të personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”, thuhet nga policia.

Sipas policisë në Ferizaj, pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat