Grabitet një dyqan në Mitrovicë, një i vdekur dhe 2 persona të arrestuar

Kronikë e zezë

Grabitet një dyqan në Mitrovicë, një i vdekur dhe 2 persona të arrestuar

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 00:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 01:49) -Dyshohet se një nga të arrestuarit për vrasjen e sontme në Mitrovicë, është një i mitur

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital.

Vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar. Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.

Dyshohet që një nga të arrestuarit është një 16 vjeçar.

E rëndë: I vrari në Mitrovicë është i moshuar, punonte me gruan në shitore/ Çifti nuk kishin fëmijë

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital.

Vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Ndërkohë, i vrari është Ali Maloku, një i moshuar që mbante familjen me këtë punë.

Sipas atyre që e njohin, Aliu mezi mbante shitoren me shumë përkushtim, ku punonte së bashku me gruan.

Mësohet se Aliu nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me gruan, e cila ishte prezente në momentin tragjik.

2 të dyshuarit që u arrestuan për vrasjen e sontme, dyshohet se edhe mbrëmë kryen grabitje në një barnatore

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital.

Vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahiti, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.

Mësohet nga burime se të arrestuarit e sontëm janë personat që dyshohet se kryen mbrëmë një grabitje tjetër në barnatore..

Vdes personi që u plagos në marketin e tij nga grabitësit e armatosur në Mitrovicë

Ka vdekur personi, i cili është plagosur pak më parë në lokalin e tij në Mitrovicë.

Rastin, e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha Mustafa-Hakaj.

Kujtojmë se Policia e Kosovës për këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë.

Grabitet një dyqan në Mitrovicë, plagoset një person dhe arrestohen dy të dyshuar

Një grabitje me armë ka ndodhur pak më parë në Mitrovicë.

Si pasojë e kësaj, ka mbetur i plagosur një person.

Rastin, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 22:24, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes, me urgjencë, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën, i cili ndodhej në dyqanin e tij. Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimës, viktima ka mbetur i plagosur”, tha Zahiti.

Zahiti po ashtu bën të ditur se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat