Dyshohet se një nga të arrestuarit për vrasjen e sontme në Mitrovicë, është një i mitur

Kronikë e zezë

Dyshohet se një nga të arrestuarit për vrasjen e sontme në Mitrovicë, është një i mitur

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 01:46
Ilustrim

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital.

Vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar. Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.

Dyshohet që një nga të arrestuarit është një 16 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat