Zjarrfikësi lëndohet duke fikur zjarrin në Klinë

Kronikë e zezë

Zjarrfikësi lëndohet duke fikur zjarrin në Klinë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një zjarrfikës është lënduar gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit në fshatin Shtupel të Klinës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, ndërkaq dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.

“Zjarr aksidentalt-Fsh. Shtupel, Klinë 29.12.2021 – 13:16. Njësitet policore pas pranimit të informatës për zjarr, kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit. Gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime.

Ekipi mjekësor i ka ofruar tretman mjekësor viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat