Tiranë, hidhet nga kati i dytë i banesës i dehur 30-vjeçari, përfundon në spital

Kronikë e zezë

Tiranë, hidhet nga kati i dytë i banesës i dehur 30-vjeçari, përfundon në spital

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 22:10
Ilustrim

Është shënuar incidenti i parë i kësaj nate të ndërrimit të viteve në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën "Adriatik", duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç

Fatmirësisht ky person është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën "Adriatik", duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – bën  me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat