E shtyu vëllain nga shkallët, arrestohet

Kronikë e zezë

E shtyu vëllain nga shkallët, arrestohet

Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:29
Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar në natën e ndërrimit të viteve një person, pasi i njëjti pas një fjalosjeje kishte shtyrë vëllain në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Stacioni policor në Ferizaj mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. “Beteja e Kosharës” në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar,.

I cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyrë në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat