Vetura godet dy këmbësorë në rrugën Sllatinë-Magure

Kronikë e zezë

Vetura godet dy këmbësorë në rrugën Sllatinë-Magure

Më: 1 janar 2022 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë goditur sonte nga një veturë në rrugën Sllatinë-Magure në fshatin Vrellë.

“Sot rreth orës 20:30, në rrugën Sllatinë-Magure (në fshatin Vrellë), ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve.  Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat