Gjuajti me armë për Vitin e Ri dhe e postoi videon në Facebook, i del punë me policinë

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë për Vitin e Ri dhe e postoi videon në Facebook, i del punë me policinë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Raportohet se nga një person i dyshuar në Drenas, njësiti policor ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishekë.

Bashkë me armën janë konfiskuar edhe dy karikatorë dhe një dylbi i asaj arme me të cilën i dyshuari kishte shtënë në ajër gjatë festës së vitit të ri.

I dyshuari kishte bërë video duke gjuajtur me armë dhe i kishte postuar në facebook.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedur të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat