Therja në lokalin “Barcoden” në Pejë/ Arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Therja në lokalin “Barcoden” në Pejë/ Arrestohen tre persona

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës si të dyshuar për pjesëmarrjen në rrahjen masive në lokalin “Barcoden”, mbrëmjen e 22 dhjetorit, në Pejë, gjatë së cilës tre persona mbetën të lënduar nga thika,.

Policia njofton se të arrestuarit, të cilët dyshohen për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin, me 03.01.2022 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” thuhen në raportin e Policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat