Sekuestrohet një armë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë në Mitrovicë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Policia në Mitrovicën e Jugut mbrëmë ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Kalabria’’ në Mitrovicë, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) ndodhej në zbatim të masave kundër Covid-19.

Gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, njofton policia.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat