Vushtrri, djali sulmon fizikisht nënën e tij

Kronikë e zezë

Vushtrri, djali sulmon fizikisht nënën e tij

Më: 6 janar 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur më 4 janar, rreth orës 23:29.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare

. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat