Aksion policor, sekuestrohen tri aparate për prodhimin e kriptovalutave

Kronikë e zezë

Aksion policor, sekuestrohen tri aparate për prodhimin e kriptovalutave

Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë.

Siç njofton Policia sonte rreth orës 16:00 kanë gjetur tre aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe i kanë sekuestruar ato.

Njoftimi:

Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme.

Image
Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat