E rëndë/ E moshuara hidhet nga kati i tretë, ndërron jetë në vend

Kronikë e zezë

E rëndë/ E moshuara hidhet nga kati i tretë, ndërron jetë në vend

Më: 8 janar 2022 Në ora: 09:29
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në “Don Bosko” ku një 84-vjeçare me iniciale D.L. është hedhur nga kati i tretë i pallatit duke ndërruar jetë në vend.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat