Aksident i rëndë në Vranidoll, dy të vdekur dhe 9 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vranidoll, dy të vdekur dhe 9 të lënduar

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:27
Pamje nga aksidenti tragjik

(E plotësuar 13:10) -Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Ejup Govori, tha se njëri nga personat e lënduar në aksidentin fatal në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ky person sipas mjekut ka pësuar politraumë. Ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ndodhi sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku për pasojë vdiqën dy persona në vendin e ngjarjes dhe u lënduan 9 të tjerë.

Mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori, tregoi gjendjen e të lënduarve, ku thekson se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Janë pesë persona me lëndime në kokë, me lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa, një tjetër është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, pra ka politraumë”, tha Govori.

Tutje, doktor Govori tha se për gjendjen e pacientëve janë në ekzaminin e sipër dhe ende nuk ka ndonjë konluzion përfundimtar.

Sipas të dhënave fillestarë pacientët i përkasin grup-moshës së mesme.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar, teksa policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje.

“Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident.

Kujtojmë se Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion, po ashtu kërkohet kujdes i shtuar sidomos gjatë sezonit dimëror për shkak të kushteve të vështira nëpër rrugë si pasojë e motit

Një person është në gjendje të rëndë pas aksidentit 

Prokurorja nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rukije Shasivari ka folur në lidhje me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur sot në Lupç të poshtëm, nga ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe nëntë të tjerë janë të lënduar.

Shasivari theksoi se edhe një person është në gjendje të rëndë.

“Sot rreth orës 9:35 kam pranuar informatën se në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku fillimisht në vendin e ngjarjes janë dy viktima,.

Ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa personat e tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK”, ka thënë Shasivari.

***

Dy persona kanë vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar, teksa policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Image
Pamje nga aksidenti tragjik

Vdesin dy persona në aksident trafiku

Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje.

Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

***

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident trafiku që ndodhur në fshatin Vranidoll, në rrugën Prishtinë – Poudujevë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje.

Në fotografinë e siguruar, shihen tri vetura të përfshira në aksident.

Image
Pamje nga aksidenti

Lajmi në përditësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat