Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në Podujevë

Kronikë e zezë

Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në Podujevë

Më: 10 janar 2022 Në ora: 09:33
Pamje nga aksidenti

Mëngjesin e sotëm ka vdekur edhe personi i tretë nga aksidenti që ndodhi dje në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Lupç.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Personi i tretë që ka ndërruar jetë është i vitit 1975. Të tre viktimat janë meshkuj”, tha Ulaj.

Të lënduar nga aksidenti mbesin edhe 8 persona tjerë.

Aksidenti ndodhi të dielën pasdite ku u përfshinë tri vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat