Arrestohen dy femra nga Peja, rrahin një femër tjetër

Kronikë e zezë

Arrestohen dy femra nga Peja, rrahin një femër tjetër

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas trajtimit mjekësor viktima është intervistuar.

Ajo ka deklaruar se incidenti ka ndodhur për shkak të disa ofendimeve që kishin pasur ndërmjet vete të dyshuarat me viktimën.

Të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat