Arrestohen shtatë persona, ushtruan dhunë në familje

Kronikë e zezë

Arrestohen shtatë persona, ushtruan dhunë në familje

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:46
Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familjes.

Sipas njoftimit nga Policia, në Prishtinë është arrestuar një grua pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili ka marrë edhe trajtim mjekësor, ndërsa kjo e fundit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjilan janë arrestuar dy persona në raste të ndara. Njëri sepse ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, kurse tjetri është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij. E njëjta ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Në Suharekë një i dyshuar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë në familje e pastaj ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, duke i goditur me thikë. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor.

Në Dragash është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti kishte penguar rejën e tij të hynte në shtëpi me pretekst se ajo është në procedura të divorcit në gjykatë. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E në Gjakovë është arrestuar i dyshuari për kanosje të bashkëshortes së tij. Edhe në Leposaviq është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat