Vdes shtetasja maqedone e aksidentuar në Veternik

Kronikë e zezë

Vdes shtetasja maqedone e aksidentuar në Veternik

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Ka vdekur gruaja e cila ishte goditur nga vetura në Vetërnik në muajin maj të vitit të kaluar.

Shtetasja e Maqedonisë së Veriut që nga ajo kohë ishte duke u trajtuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, por nuk arriti të iu bëj ballë lëndimeve të rënda.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Rr. Nacionale, Prishtinë-Ferizaj 03.05.2021-11:40. Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila për shkak të aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.01.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat