Drejt Kukësit me dy klandestinë, arrestohet në Paskuqan 51-vjeçari

Kronikë e zezë

Drejt Kukësit me dy klandestinë, arrestohet në Paskuqan 51-vjeçari

Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:33
Ilustrim

Një 51-vjeçar, banues në Babrru, u arrestua nga policia e Tiranës  pasi u kapa duke transportuar drejt Kukësit dy emigrantë.

"Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Midnight”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, dhe u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja I. N., 35 vjeçe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim".

Shtetasi I. M. është kapur nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 2 shtetasit e huaj, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat