Fishekët në makinë, pistoletën në shtëpi, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Kronikë e zezë

Fishekët në makinë, pistoletën në shtëpi, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:39
Ilustrim

Një 23-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi M. G, banues në Tiranë.

"Pas lokalizimit dhe ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik nga drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh.

Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari". 

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat