Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se dhunoi një të mitur

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se dhunoi një të mitur

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se më 28 dhjetor të vitit të kaluar ka dhunuar një të mitur.

Tutje policia bënë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat