Arrestohet i dyshuari i dytë për plagosjen e dyfishtë në Bardhosh

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari i dytë për plagosjen e dyfishtë në Bardhosh

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë personin e dytë që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri burrë e grua në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Ai me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

I arrestuari dyshohet se pasditen e një dhjetorit (1.12.2021) rreth orës 15:20, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët i ka plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat