Ia vjedh motrës shporetin dhe lavatriçen, e më pas i shet, arrestohet qytetari nga Skenderaj

Kronikë e zezë

Ia vjedh motrës shporetin dhe lavatriçen, e më pas i shet, arrestohet qytetari nga Skenderaj

Më: 19 janar 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Skenderaj për shkak të vjedhjes.

Sipas policisë,  i dyshuari  kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, të motrës së tij.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Skenderaj, 17.01.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, pronë e motrës së tij .

I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat