“Shkoi e dhunoi dhe ia mori telefonat”, gruaja e pëson nga ish-bashkëshorti

Kronikë e zezë

“Shkoi e dhunoi dhe ia mori telefonat”, gruaja e pëson nga ish-bashkëshorti

Më: 30 janar 2022 Në ora: 09:07
Ilustrim

Një rast i dhunës me lëndime të lehta trupore është regjistruar në Prizren.

Policia raportoi se viktima femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, “ka shkuar në banesën e saj, e ka sulmuar fizikisht, ia ka marr telefonat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat