Durrës, pa zënkës me familjarët një person kërcënon se do të hidhet nga çatia, policia rrethon zonën

Kronikë e zezë

Durrës, pa zënkës me familjarët një person kërcënon se do të hidhet nga çatia, policia rrethon zonën

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:29
Ilustrim

Një person në lagjen nr. 15 në Durrës po kërcënon se të hidhet nga kati i sipërm i banesës së tij.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po mundohet të negociojë me të.

Mësohet se personi është i moshës 40-45 vjeç.

Dyshohet se ai e ka marrë këtë akt ekstrem pasi ka pasur një konflikt me familjarët e tij, duke thyer edhe disa orendi në shtëpi.

Momentalisht ai ndodhet në katin ë 3-të të banesës së tij, ndërsa efektivet kanë rrethuar banesën, por po hezitojnë të hyjnë brenda, pasi personi kërcënon se do të hidhet nga çatia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat